{"id":1063,"date":"2022-12-10T19:04:45","date_gmt":"2022-12-10T18:04:45","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1063"},"modified":"2022-12-10T19:32:58","modified_gmt":"2022-12-10T18:32:58","slug":"kosova-nuk-ka-toka-per-te-falur","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/12\/10\/kosova-nuk-ka-toka-per-te-falur\/","title":{"rendered":"Kosova nuk ka toka per t\u00eb falur"},"content":{"rendered":"\n<p>Tentativa e spastrimit etnik dhe gjenocidi i Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1998-1999, i detyruan shqiptar\u00ebt, t\u00eb organizuar n\u00eb fillim n\u00eb nj\u00eb rezistenc\u00eb paq\u00ebsore dhe m\u00eb von\u00eb rreth U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb luftonin p\u00ebr mbrojtjen e vatrave dhe vendit t\u00eb tyre. Nd\u00ebrhyrja e NATO-s p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb katastrof\u00eb humanitare n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, i dha fund luft\u00ebs dhe vendosi paqen n\u00eb Kosov\u00eb. Serbia u detyruar t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb arm\u00ebpushimin dhe administrimi i Kosov\u00ebs i kaloi OKB-s\u00eb dhe m\u00eb sakt\u00ebsisht UNMIK-ut n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezolut\u00ebs 1244. M\u00eb 17 shkurt 2008 deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs shpall\u00ebn Pavar\u00ebsin\u00eb dhe shteti i ri kosovar u njoh menj\u00ebher\u00eb nga demokracit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs, SHBA, shumica e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, Shqip\u00ebria, vendet fqinje p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb, vendet e rajonit etj. Por pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk u njoh nga Serbia dhe aleat\u00ebt e saj Rusia dhe Kina, si dhe nga vende p\u00ebrgjith\u00ebsisht jo-demokratike. Nuk u njoh as nga disa vende europiane p\u00ebr arsye t\u00eb brendshme t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Serbia, pa as m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn pendes\u00eb p\u00ebr krimet e kryera ndaj Kosov\u00ebs dhe e vendosur p\u00ebr t\u00eb mos i lejuar Kosovar\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb liri dhe p\u00ebr ta kthyer n\u00ebn sundimin e saj, n\u00ebp\u00ebrmjet OKB-s\u00eb, e shtroi menj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Hag\u00eb. N\u00eb vitin 2010 kjo Gjykat\u00eb u shpreh se Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por as vendimi i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nuk ia ktheu mendjen Serbis\u00eb e cila jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ka njohur Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur me t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb at\u00eb. Sikur Kosova t\u00eb mos ishte n\u00ebn mbrojtjen ushtarake t\u00eb vendeve t\u00eb NATO-s n\u00ebp\u00ebrmjet forc\u00ebs s\u00eb KFOR-it, Serbia sigurisht do t\u00eb kishte tentuar ta sulmonte me ushtri.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas p\u00ebrgjigjes pozitive t\u00eb GJND p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet rezolut\u00ebs A\/RES\/64\/298 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb saj t\u00eb PErgjithsh\u00ebm, OKB i besoi Bashkimit Europian nd\u00ebrmjet\u00ebsimin p\u00ebr hapjen e bisedimeve p\u00ebr normalizmin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Esht\u00eb e qart\u00eb n\u00eb rezolut\u00ebn e OKB se statusi nuk ishte objekt i k\u00ebtyre bisedimeve, sepse GJND tashm\u00eb ishte shprehur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n\n\n\n<p>Por Serbia q\u00eb n\u00eb fillim i ka shfryt\u00ebzuar k\u00ebto bisedime p\u00ebr t\u00eb minuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe ka deklaruar vazhdimisht se nuk e njeh dhe nuk do ta njoh Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Me dhjetra marr\u00ebveshje teknike jan\u00eb n\u00ebnshkruar deri m\u00eb sot, shumic\u00ebn e t\u00eb cilave Serbia nuk i ka zbatuar. Vazhdimisht Serbia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb ta sjell\u00eb n\u00eb diskutim statusin e Kosov\u00ebs. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb ajo ka k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb krijimin e t\u00eb ashtuquajturit \u00ab\u00a0Asociacion i Komunave Serbe\u00a0\u00bb n\u00eb Kosov\u00eb (AKS) me t\u00eb drejta ekzekutive q\u00ebllimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet sabotimi i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ky asociacion do t&#8217;i jepte nj\u00eb mjet legal Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr ta destabilizuar at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeqsisht ka filluar t\u00eb p\u00ebrhapet tek nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit shqiptar ideja se fundi i fundit ky asociacion mund t\u00eb lejohet. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshir\u00ebsive q\u00eb kan\u00eb qeverit\u00eb e Prishtin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vendosur autoritetin shtet\u00ebror n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por kjo ide \u00ebsht\u00eb e gabuar, sepse n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk ka baz\u00eb historike. Veriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike, e cila shkonte deri n\u00eb Senic\u00eb e Prepolje nga ana e veriut duke p\u00ebrfshir\u00eb Pazarin e ri, Tutinin, Rozhaj\u00ebn, Beran\u00ebn, Plav\u00ebn, Gucin\u00eb etj. Kurse n\u00eb veri-lindje Shqip\u00ebria Etnike p\u00ebrfshinte Preshev\u00ebn, Bujanocin, Vranj\u00ebn, Medvegj\u00ebn, Kurshumlin\u00eb, Bllac\u00ebn, Prokupljen, Leskovcin etj. duke shkuar deri af\u00ebr Nishit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra Veriu i Kosov\u00ebs historikisht nuk jan\u00eb toka serbe, por jan\u00eb toka shqiptare, pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike. Procesi i gjat\u00eb i kolonizimit nga Serbia ka sjell\u00eb situat\u00ebn aktuale, ku disa komuna kan\u00eb shumic\u00eb serbe. Natyrisht q\u00eb serb\u00ebt e lindur n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb tok\u00ebn ku kan\u00eb lindur me t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat t\u00eb barabarta me qytetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, por ata duhet t\u00eb respektojn\u00eb dhe t\u00eb pranojn\u00eb autoritetin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs i cili iu ofron t\u00eb drejtat maksimale t\u00eb mundshme n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar p\u00ebr minoritetet.<\/p>\n\n\n\n<p>Shteti i Kosov\u00ebs n\u00eb Kushtetut\u00ebn e tij i siguron t\u00eb drejtat e minoriteteve dhe n\u00eb ve\u00e7anti atij serb. Kuadri ligjor i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuarit e epok\u00ebs son\u00eb. Prandaj ideja e nj\u00eb asosiacioni mono-etnik me t\u00eb drejta ekzekutive, \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i panevojsh\u00ebm por nga ana politike \u00ebsht\u00eb edhe e rrezikshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, sepse mund t\u00eb shpjer\u00eb n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e saj. Veriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs e cila \u00ebsht\u00eb njohur me kufijt\u00eb e saj n\u00eb ish-Jugosllavi nga m\u00eb shum\u00eb se gjysma e vendeve t\u00eb OKB.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt dhe paraardh\u00ebsit e tyre jan\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb kolonizim agresiv serbo-sllav, q\u00eb prej ardhjes s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit n\u00eb Ballkan. Si rezultat tokat shqiptare jan\u00eb tkurrur s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb pjes\u00ebn verilindore. Harta e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike e tregon k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri. N\u00eb vitin 1878 Traktati i Sh\u00ebn-Stefanit dhe Kongresi i Berlinit i shk\u00ebput\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb Etnike n\u00eb verilindje Vranj\u00ebn, Medvegj\u00ebn, Kurshumlin\u00eb, Bllac\u00ebn, Prokupljen, Leskovcin etj. N\u00eb vitin 1913 n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb Etnike iu shk\u00ebput midis t\u00eb tjerash e gjith\u00eb Kosova.<\/p>\n\n\n\n<p>Hartat zyrtare otomane t\u00eb vitit 1900 e v\u00ebrtetojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb. Serbia, duke shfryt\u00ebzuar situat\u00ebn gjeo-politike t\u00eb asaj kohe, e paraqiste pushtimin e saj ushtarak t\u00eb tokave shqiptare si pushtim t\u00eb tokave otomane, duke siguruar k\u00ebshtu p\u00ebrkrahjen e vendeve per\u00ebndimore dhe natyrisht t\u00eb Rusis\u00eb. M\u00eb pas tokat shqiptare iu n\u00ebnshtruan nj\u00eb kolonizmi agresiv serbo-sllav i cili i p\u00ebrdori t\u00eb gjitha mjetet: spastrimin e dhunsh\u00ebm etnik, sllavizimin e detyruar, fen\u00eb etj. Spastrimi etnik i Milloshevi\u00e7it n\u00eb vitin 1999 nuk ishte i pari. Por ishte i pari spastrim etnik i duksh\u00ebm, q\u00eb bota mundi ta shikonte fal\u00eb teknologjis\u00eb dhe komunikimit t\u00eb epok\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky kolonizim agresiv shpjegon situat\u00ebn aktuale t\u00eb trojeve shqiptare, n\u00eb Kosov\u00eb por edhe n\u00eb Serbi. Prandaj kur Serb\u00ebt, justifikohen se po mbrojn\u00eb kufijt\u00eb e shtetit t\u00eb tyre kur refuzojn\u00eb t\u00eb njohin Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr kufijt\u00eb cilit shtet serb e kan\u00eb fjal\u00ebn? P\u00ebr at\u00eb t\u00eb vitit 1878? P\u00ebr at\u00eb t\u00eb vitit 1900? Apo p\u00ebr at\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb vitit 1913?<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb justifikime p\u00ebr t\u00eb vazhduar kolonizimin e tokave shqiptare, p\u00ebr t\u00eb rikthyer sundimin n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ndryshuar p\u00ebrb\u00ebrjen e saj etnike n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot Kosova gjendet n\u00eb presion t\u00eb gjithansh\u00ebm, madje edhe nga vende aleate, q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb krijimin e nj\u00eb asociacioni t\u00eb komunave serbe. Drejtuesit politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs nuk duhet ta pranojn\u00eb krijimin e k\u00ebtij asociacioni i cili nuk do t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7se veg\u00ebl e Serbis\u00eb kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr destabilizimin e rajonit. Serbia synon t\u00eb krijoj\u00eb Serbin\u00eb e Madhe n\u00eb kurriz t\u00eb tokave shqiptare. Shteti i Kosov\u00ebs nuk ka pse t\u00eb rrezikoj\u00eb integritetin e tij territorial dhe t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb vet\u00eb \u00ab\u00a0de jure\u00a0\u00bb nga komunat e Veriut. Aq m\u00eb pak kur Kosova nuk \u00ebsht\u00eb pranuar ende n\u00eb OKB dhe kur Serbia deklaron se nuk e njeh Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Kosova nuk ka tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb falur, ajo duhet t\u00eb mbroj\u00eb me vendosm\u00ebri tokat e saj brenda kufirit q\u00eb ia njeh gati gjith\u00eb bota.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tentativa e spastrimit etnik dhe gjenocidi i Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1998-1999, i detyruan shqiptar\u00ebt, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1062,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2,67],"tags":[66,227],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1063"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1063"}],"version-history":[{"count":12,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1063\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1075,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1063\/revisions\/1075"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1062"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}