{"id":1053,"date":"2022-10-30T16:05:11","date_gmt":"2022-10-30T15:05:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1053"},"modified":"2022-10-30T16:05:11","modified_gmt":"2022-10-30T15:05:11","slug":"nje-barbarizem-pa-shembell-qe-ngjeth-mishte-vazhdim","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/10\/30\/nje-barbarizem-pa-shembell-qe-ngjeth-mishte-vazhdim\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb barbariz\u00ebm pa shemb\u00ebll q\u00eb ngjeth misht\u00eb ! (vazhdim)"},"content":{"rendered":"\n
Me k\u00ebt\u00eb titull Balli Komb\u00ebtar, me 26 Tetuer 1943 nxuer nji trakt me an\u00ebn e t\u00eb cilit vehej n\u00eb dijeni populli se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, qi t\u00eb dy Ballista t\u00eb njohun n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prefektur\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, u vran\u00eb barbarisht n\u00eb M\u00ebl\u00e7an prej nji \u00e7ete komuniste t\u00eb kryesueme prej Agush Gjergjevic\u00ebs. Trupat e tyne u gjet\u00ebn t\u00eb sakatuem : pa sy, pa vesh\u00eb, pa hund\u00eb, pa dhamb\u00eb, me krah\u00ebt dhe gjunj\u00ebt e thyem dhe me organet seksuale t\u00eb preme.
Kat\u00ebr dit\u00eb ma par\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjtin titull Partia Komuniste nxuer edhe ajo nji trakt, me an\u00ebn e t\u00eb cilit pretendon me iu p\u00ebrgjegj\u00eb akuzave t\u00eb Ballit. Partija Komuniste n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast bahet si ngjal\u00eb, me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb ajo mundohet me rr\u00ebshqit\u00eb prej duerve : problemi si do qi t\u00eb shtrohet, fakti nuk mbulohet dot. N\u00eb traktin e vet, t\u00eb kuqt\u00eb ngat\u00ebrrojn\u00eb pun\u00ebn me fashista, me nazista, me Gestapo, me Tempo, me Signale, me Hitlerin, me Mussolinin, me shtypin e 1917- \u00ebs, me t\u00eb Kuqt e Spaj\u00ebs, me qenll\u00ebqe, me kalemxhij, me Mehdi ben\u00eb, e me t\u00eb tjera fjal\u00eb qi kush i kendon, harron pun\u00ebn e v\u00ebllaz\u00ebnve Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci dhe trulloset fare.
Populli i jon\u00eb k\u00ebto dokrra nuk i han ma ! Na t\u00eb Ballit themi se Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci u masakruen barbarisht ma keq se n\u00eb koh\u00ebn e Gjengjis Kanit, prej \u00e7et\u00ebs partizane t\u00eb kryesueme prej Agush Gjergjevic\u00ebs. Ju t\u00eb Partis\u00eb Komuniste na p\u00ebrgjigjeni tue na sha. Shamja nuk formon argument. Vet\u00ebm ata qi nuk kan\u00eb fakte, prova dhe argumenta, shajn\u00eb. N\u00eb t\u00eb till\u00eb gjendje jeni edhe ju.
Para se me ardh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb them\u00eb, duem edhe na t’i p\u00ebrgjegjemi k\u00ebtyne pikave qi na duket se vlejn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden.
1) Ju doni me dijt\u00eb emnin e kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllos\u00eb s\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. Emni i tij asht Balli Komb\u00ebtar. Po emni i kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllos s\u00eb Partis\u00eb Komuniste, cili asht ? Gjith\u00eb bota e din ; emni i tij asht\u2026 g\u00ebnjeshtar dhe mashtrues !
2) Ju thoni se Agush Gjergjevica asht nasionalist i njoftun. Ne dijm\u00eb se Agush Gjergjevica asht kryetar i nji \u00e7ete komuniste; si ai ashtu edhe t\u00eb gjith\u00eb pjestar\u00ebt e \u00e7et\u00ebs s\u00eb tij si shej\u00eb dalluese mbajn\u00eb yllin e kuq sovjetik.
3) Ju thoni se Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci kan\u00eb qen\u00eb spiun\u00eb t’Italianve. Kjo gja nuk asht e v\u00ebrtet\u00eb , asht rren\u00eb me bisht dhe ju e dini fort mir\u00eb sepse nuk jeni si na qi s’e kemi m\u00ebsue ende mir\u00eb zanatin. Ju jo vet\u00ebm qi e dini mir\u00eb zanatin, por keni edhe nji rreth spiunazhi mjaft t\u00eb mir\u00eb. Djemt Shqiptar\u00eb qi ndodhen sot n\u00eb rradh\u00ebt t’ueja, gjith\u00eb bota e din, jan\u00eb t\u00eb detyruem t\u00eb spiunojn\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb antar\u00ebt e Ballit, por shok\u00ebt, vlleznit, motrat, prind\u00ebt e vet ! Rregjimi i juej s’ka asnji ndryshim prej regjimit fashist dhe prej regjimit nazist : qi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta rregjime jan\u00eb t\u00eb bazuem mbi spiunazhin dhe mbi terrorin. Si\u00e7 ra rregjimi fashist, si\u00e7 do t\u00eb bjer\u00eb rregjimi nazist, ashtu do t\u00eb rr\u00ebzohet p\u00ebr s\u00eb shpejti edhe rregjimi i juej k\u00ebtu n\u00eb Shqipni !
Por le t\u00eb kthehemi n\u00eb them\u00eb. K\u00ebta dy martira jo vet\u00ebm q\u00eb s’kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb lidhje me qeverin\u00eb italjane, por deri ne fruer 1943 ata ishin pjestar\u00eb t\u00eb nji \u00e7ete t’uej. Ata u ndan\u00eb prej jush vet\u00ebm at\u00ebhere kur ju i detyruat t\u00eb vejshin mbi flamur yllin e kuq sovjetik ! A e shifni tash qi kemi t\u00eb drejt\u00eb qi themi se jeni rrenacak\u00eb e mashtrues ?
Tash, mbas k\u00ebtij digresioni, na ju themi se fakti i masakrimit barbar asht fatkeq\u00ebsisht i v\u00ebrtet\u00eb. Njerzit qi erdh\u00ebn prej rreth\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dit\u00ebn 20 tetuer na treguen ngjarjen, por na nuk e shkruejt\u00ebm se s’na besohej qi n\u00eb v\u00ebndin t’on\u00eb, me tradita dhe zakone aq t\u00eb bukura dhe fisnike sa qi na i kan\u00eb cmir bota, t\u00eb ndodheshin njerz qi mund t\u00eb bajshin monstruozitet t\u00eb till\u00eb. Mirpo, porsa na erdhi raporti i jon\u00eb zyrtar, at\u00ebhere u bind\u00ebm sepse \u00e7do dyshim u zhduk. Dhe qe bile holl\u00ebsit\u00eb :
Dit\u00ebn 13 tetuer 1943 \u00e7eta partizane e kryesueme prej Agush Gjergjevic\u00ebs k\u00ebrkoi strehim n\u00eb katundin nasionalist Mel\u00e7an ku ndodhej edhe nji \u00e7et’ e Ballit. Njerzit t’on\u00eb i prit\u00ebn partizan\u00ebt miqsisht dhe sinqerisht, tue u lirue bile shum\u00eb sht\u00ebpi dhe tue ba vet\u00eb roje. Aty kah mesi i nat\u00ebs u ndigjuen dy krisma pushk\u00eb t\u00eb cilave asnjeni s’u dha rand\u00ebsi. Mbas ndonj\u00eb ore Agush Gjergjevica lajm\u00ebron partizan\u00ebt e vet, sht\u00ebpi p\u00ebr sht\u00ebpi, qi t\u00eb mblidheshin, se kishin me u nis\u00eb p\u00ebr nji vend t\u00eb pa caktuem. Dhe \u00e7eta e Ballit duel dhe i p\u00ebrcuell shok\u00ebt, bashk\u00ebluftuesit partizan\u00eb tue, ju urue udh\u00ebn e mbar\u00eb. Mbasi partizan\u00ebt u larguen, nji katundar lajmon se ndigjoi qi Agush Gjergjevica i kishte than\u00eb nji shokut t\u00eb vet : “shpejt shpejt, t’ikim se kan\u00eb me na vra t\u00eb gjith\u00ebve”. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00e7eta jon\u00eb u m\u00ebrzit shum\u00eb, se besonte qi Agush Gjergjevica nuk kishte besim n\u00eb t\u00eb. Me komentet e zakonsh\u00ebm t\u00eb rastit, luft\u00ebtar\u00ebt t’on\u00eb u kthyen n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpija p\u00ebr me u shtri. Ma von\u00eb, af\u00ebr agimit, disa katundar\u00eb prun\u00eb n\u00eb Mel\u00e7an trupat e dy viktimave t\u00eb mjer\u00eb, dhe at\u00ebhere u-muer vesh pse Agushi ishte nis\u00eb ashtu pa pritun n\u00ebn nji shi t\u00eb rrept\u00eb me njerzit e vet, dhe se \u00e7’kishte dash\u00eb t\u00eb thonte me fjal\u00ebt “shpejt, t’ikim se kan\u00eb me na vra t\u00eb gjithve”.
Trupat e coptuem t\u00eb Behxhedit dhe t\u00eb Xhevdetit mbet\u00ebn t\u00eb ekspozuem at\u00eb m\u00ebngjes dhe popullsija e Mel\u00e7anit, e Bulgarecit dhe e gjith\u00eb katundeve rreth e p\u00ebrqark erdhi p\u00ebr me pam\u00eb me syt e veta mizorin e pabesueshme. Jo vet\u00ebm t\u00eb vegjlit, grat\u00eb, pleqt’ e plakat vajtojshin pa rresht\u00eb, por edhe t\u00eb gjith\u00eb burrat, trima t\u00eb provuem n\u00eb sa e sa lufta, qajshin me za si kalamaj !
Puna e zez\u00eb e kryeme mbi trupat e dy vllezenve , Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, dhe ajo e ekzekutimit t\u00eb 62 robve t\u00eb zanun prej Mehmet Shehut dit\u00ebn 21 tetuer 1943 ne katundet e Lushnjes, nuk mund t\u00eb lehen n\u00eb heshtje ose vet\u00ebm ne let\u00ebr.
Populli Shqiptar lyp prej jush komunista t\u00eb k\u00ebtij vendi, n\u00eb qoft\u00eb se ju ka mbet\u00eb ende ndopak ndjenj\u00eb burrnije, qi t\u00eb formohet nji komision p\u00ebr me konstatue v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb ose rren\u00ebn e fakteve. Ju a l\u00ebjm\u00eb juve n\u00eb dor\u00eb t’a formoni komisjonin si t\u00eb doni : Komisjon asnjan\u00ebs ose komisjon fetar ; komisjon i p\u00ebrbam\u00eb prej dy, ose me sa veta qi t\u00eb doni ju prej an\u00ebs s’uej dhe aq veta ose edhe ma pak prej Ballit; komisjon me antar\u00eb t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq ose jo. Me an\u00ebn e mjekve nekropsija mund t\u00eb kryhet leht\u00eb edhe me p\u00ebrpikni.
Kjo pun\u00eb duhet medoemos t\u00eb bahet, sepse ky vend i Skanderbeut sot nuk k\u00ebrkon ma t\u00eb dij\u00eb n\u00eb se ju jeni o s’jeni Shqiptar\u00eb, sot ai don me dijt\u00eb n\u00eb se ju jeni a jo njer\u00ebz.<\/em><\/p>\n\n\n\n
8 Nanduer 1943.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Me k\u00ebt\u00eb titull Balli Komb\u00ebtar, me 26 Tetuer 1943 nxuer nji trakt me an\u00ebn e t\u00eb cilit […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[22],"tags":[36,33,82],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1053"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1053"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1053\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1055,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1053\/revisions\/1055"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}