{"id":1037,"date":"2022-09-12T14:56:25","date_gmt":"2022-09-12T12:56:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1037"},"modified":"2022-09-12T20:08:54","modified_gmt":"2022-09-12T18:08:54","slug":"qarkorja-e-partise-komuniste-qe-urdheroi-hapjen-e-luftes-civile","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/09\/12\/qarkorja-e-partise-komuniste-qe-urdheroi-hapjen-e-luftes-civile\/","title":{"rendered":"Qarkorja e partis\u00eb komuniste q\u00eb urdh\u00ebroi hapjen e Luft\u00ebs Civile"},"content":{"rendered":"\n<p>Qarkorja e m\u00ebposht\u00ebme e Komitetit Qendror t\u00eb partis\u00eb komuniste shqiptare u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar komiteteve qarkore m\u00eb 9 shtator 1943, vet\u00ebm 5 dit\u00eb pas konferenc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb KQ t\u00eb PKSH t\u00eb mbajtur n\u00eb Labinot m\u00eb 4 shtator, ku n\u00ebn shtytjen e emisarit jugosllav Vukmanovi\u00e7-Tempo u vendos prishja e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes dhe shpallja e Luft\u00ebs Civile.<br>N\u00eb k\u00ebt\u00eb qarkore shihet qart\u00eb se q\u00ebllimi i komunist\u00ebve ishte marrja e fuqis\u00eb. Shihet qart\u00eb se ishin komunist\u00ebt q\u00eb vendos\u00ebn hapjen e luft\u00ebs kund\u00ebr Ballit Komb\u00ebtar dhe t\u00eb Luft\u00ebs Civile me t\u00eb vetmin q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb vet\u00ebm pushtetin.<br>Ky dokument tregon qart\u00eb se akuzat e m\u00ebvonshme ndaj Ballit Komb\u00ebtar ishin t\u00eb sajuara kryek\u00ebput nga partia komuniste, si pjes\u00eb e planit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fuqin\u00eb e vetme. \u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb shikosh se akuzat e m\u00ebvonshme ndaj Ballit p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Gjerman\u00ebt p\u00ebrputhen t\u00ebr\u00ebsisht me planin komunist dhe burojn\u00eb nga direktivat e dh\u00ebna n\u00eb k\u00ebt\u00eb qarkore, e cila u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb moment kur trupat gjermane ende nuk kishin arritur plot\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri.<br>Nj\u00eb tjet\u00ebr informacion me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb v\u00ebrteton kjo qarkore \u00ebsht\u00eb se Aleat\u00ebt p\u00ebrkrahnin Ballin Komb\u00ebtar, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebs komunist\u00ebt i druheshin, sepse e shikonin si penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin t\u00eb vet\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar revolucionin e tyre komunist.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo qarkore tregon qart\u00eb edhe demagogjin\u00eb komuniste p\u00ebr luft\u00ebn p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar q\u00eb gjoja e b\u00ebnte L\u00ebvizja Nacional-\u00e7lirimtare, por q\u00eb historia tregoi se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr popullin n\u00eb radh\u00ebt e saj.<\/p>\n\n\n\n<p><br>Por m\u00eb mir\u00eb ftojm\u00eb lexuesin ta shikoj\u00eb vet\u00eb k\u00ebt\u00eb qarkore dhe t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimet e tij:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Komiteti Qendror i Partis\u00eb Komuniste Shqiptare gjith\u00eb Komiteteve Qarkor\u00eb t\u00eb Partis\u00eb<\/strong> <\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>9-9-1943 ora 22<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>(Shkresa mbasi fillon me nji lavd\u00ebrim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ushtrin&#8217; e Kuqe lavdi-plote, e cila, e udh\u00ebhequn prej Partis\u00eb bolshevike t\u00eb U.R.S.S.-it po pregatit lirimin e shpejt\u00eb t\u00eb popujve t\u00eb robnuem, vazhdon me k\u00ebto pika kryesore )<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nji nga shkaqet kryesore qi detyruen rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb Badoglios asht zhvillimi i l\u00ebvizjes s\u00eb Popullit Italjan, grevat madh\u00ebshtore t\u00eb puntorve (proletariatit) t\u00eb Veriut t\u00eb drejtueme prej Partis\u00eb Komuniste Italjane heroike dhe nga Partit e tjera p\u00ebrparim dash\u00ebse. Shenojm\u00eb se Radio Londra nuk p\u00ebrmend fare Partin\u00eb Komuniste Italjane, \u00e7&#8217;ka \u00ebsht\u00eb karakteristike, por Partin\u00eb socialiste italjane si udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, ashtu si b\u00ebn\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste Poloneze dhe p\u00ebr t\u00eb tjera Partira p\u00ebrparim-dash\u00ebse, &#8220;social\u00eb-demokrate&#8221;,, &#8220;agrare&#8221; etj. Si , injeksion i jasht\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera partira t\u00eb k\u00ebtij tipi, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7aj\u00eb forcat popullore n\u00eb luft\u00ebn e tyre \u00e7lirimtare dhe p\u00ebr t&#8217; i shmangur nga objektivi i luft\u00ebs s\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rr\u00ebzimi i Hitlerit dhe i Mussolinit t\u00eb mos ket\u00eb konseguenca t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr reaksionar\u00ebt dhe kapitalistat e Londr\u00ebs dhe t\u00eb New-Yorkut duke shkak\u00ebtuar shp\u00ebrndarjen e proletariatit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb forcave popullore, dhe t\u00eb ngjall\u00eb mos besim n\u00eb turmat ; Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kan\u00eb vepruar edhe n\u00eb luft\u00ebn e par\u00eb me Partin\u00eb Social-Demokrate, Social-Shoveniste t\u00eb kryesueme prej Kautsky, Scheiderman, Tserotelli, Cernav, Legin, etj. (Por Partit\u00eb komuniste e kan\u00eb eksperienc\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe do t\u00eb dijn\u00eb t\u00eb orientohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>Mbas dor\u00ebzimit pa kushte t\u00eb Italis\u00eb \u00ebsht krijuar nj\u00eb situat\u00eb e re jo vet\u00ebm n\u00eb Itali por edhe tek ne. Gjerman\u00ebt mundohen me marr\u00eb krejt fuqin\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe k\u00ebshtu t\u00eb okupojn\u00eb Shqip\u00ebrin&#8217; e okupuar. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb paraqitet kund\u00ebrshtimi n\u00eb mes t&#8217;ushtarve Italjan\u00eb dhe Gjerman\u00eb. Nd\u00ebrsa q\u00ebndrimi i yn\u00eb tashti po ndryshon n\u00eb mes t\u00eb ushtris\u00eb Italjane t\u00eb cil\u00ebn ne tani e shohim me sy tjet\u00ebr, duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzimin e kund\u00ebrshtimeve t\u00eb cilat po paraqiten dita-dit\u00ebs m\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8230; N\u00eb vet\u00eb qeverin\u00eb Engleze ka elementa reaksionar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duen t\u00eb vendosin elementat reaksionar\u00eb n\u00eb vendet e shtypuna. Tash p\u00ebr k\u00ebto ar\u00ebsye, jan\u00eb formue dhe tentojn\u00eb t\u00eb formojn\u00eb qeverira reaksionare n\u00eb Lond\u00ebr t\u00eb vendeve t\u00eb shtypur mbas r\u00ebnies s\u00eb Hiterit. Po k\u00ebto rrethe q\u00eb e kishin prur\u00eb Hiterin dhe Mussolinin n\u00eb fuqi, p\u00ebrpiqen p\u00ebr me e ndrue rrym\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb sotme kundra Hiterit dhe Mussolinit n\u00eb drejtimin e gjoja t\u00eb nji veprimi t\u00eb ri q\u00eb d.m.th. nj\u00eb Versaies e re. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ata kan\u00eb krijue qeverina reaksionare n\u00eb Lond\u00ebr t\u00eb popujve t\u00eb shtypur me pretensionin se ato qeverira p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebta popuj por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk jan\u00eb ve\u00e7se rreguat e k\u00ebtij reaksioni, p\u00ebr t\u00eb shtypur l\u00ebvizjen Nacional-\u00c7lirimtare t\u00eb k\u00ebtyre popujve.<br>Nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsija e formimit t\u00eb nji qeverije t\u00eb till\u00eb Shqiptare n\u00eb Lond\u00ebr ose t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;a krijuar n\u00eb vend, prandaj shok\u00ebve u drejtohemi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb t\u00eb dijn\u00eb me marr\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb caktuar.<br>Zbarkimi i Aleat\u00ebve n\u00eb Ballkan ose edhe n\u00eb Shqipni nuk asht nji prospektiv shum i larg\u00ebt. Prandaj organizatat t&#8217;ona duhet t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar si situat\u00eb t\u00eb till\u00eb. <strong>Duhet q\u00eb n\u00eb rastin e zbarkimit t\u00eb Aleat\u00ebve k\u00ebshillat Nacional-\u00c7lirimtare te jen\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pushteti i popullit, t\u00eb mobilizojn\u00eb gjith\u00eb popullin rreth tyre dhe t\u00eb mos lejojn\u00eb forca t\u00eb tjera si Balli Komb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb influenc\u00eb n\u00eb popull. Duhet q\u00eb ushtrija nacional \u00e7lirimtare t\u00eb jet\u00eb shum e fort\u00eb, t\u00eb ket\u00eb gjith\u00eb popullin nga mbrapa dhe t\u00eb mos lejoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb grumbullime t\u00eb tjera ushtarake kund\u00ebrshtare t\u00eb saj\u00eb si p.sh. t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. <\/strong>Duhet t\u00eb dini se fuqit\u00eb Aleate t\u00eb zbarkimit do t\u00eb p\u00ebrkrahin t\u00eb gjitha forcat Shqiptare dhe do t\u00eb gjejn\u00eb p\u00ebrpara pa preferenc\u00eb p\u00ebr ato t\u00eb l\u00ebvizjes Nacional- Clirimtare dhe bile, po t\u00eb marrim parasysh \u00e7\u00ebshtjen e Darlanit, me preferenc\u00eb p\u00ebr ato reaksionar\u00ebt. <strong>Q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb evitohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb fuqit\u00eb Nacional- \u00c7lirimtare duhet t\u00eb fillojn\u00eb t&#8217;impozohen q\u00eb tani kudo dhe n\u00eb rastin e zbarkimit t&#8217;u paraqiten Aleat\u00ebve ku me an\u00ebn e k\u00ebshillave Nacional-\u00c7lirimtare si i vetmi pushtet i popullit shqiptar. Aleat\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm me ushtrin&#8217; e tyre p\u00ebr t\u00eb thyer Gjermanin\u00eb me klysh\u00ebt e saj\u00eb, por qeverimi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb duart e Nacional Clirimtar\u00ebve dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb Aleat\u00ebt duhet t&#8217;a njohin.<\/strong> Prandaj pra qysh sot t\u00eb gjitha organizatat me t\u00eb gjitha forcat e tyre duhet t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Ju e dini se marr\u00ebveshja e arrijtur me Ballin Komb\u00ebtar, me krijimin e Komitetit p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb l\u00ebvizjes Nacional-\u00c7lirimtare dhe t\u00eb Partis\u00eb s&#8217;on\u00eb dhe si e till\u00eb \u00ebsht dizaprovuar nga Komiteti Qendror. Mbi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ju kemi v\u00ebn\u00eb me koh\u00eb n\u00eb dijeni. Kjo marr\u00ebveshje na ka futur n\u00eb pozita t\u00eb v\u00ebshtira. N\u00eb momentin kur Balli duhesh vue me shpatullat n\u00eb mur p\u00ebr aktivitetin e tij n\u00eb favor t\u00eb fashizmit okupator, <strong>n\u00eb momentin kur Balli duhesh paraqit\u00eb para popullit Shqiptar si nji Organizat\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse q\u00eb saboton sistematikisht t\u00eb gjitha projektet t&#8217;ona, neve i dham\u00eb n\u00eb dor\u00eb kart\u00ebn e marr\u00ebveshjes, e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje si\u00e7 donte ai p\u00ebr me intrigue m\u00eb mire n\u00eb popull. Ishte momenti p\u00ebr t\u00eb shpejtue diferencimin n\u00eb rradh\u00ebt e Ballit, p\u00ebr me u nda populli nga Balli, p\u00ebr me e nda elementin e ndersh\u00ebm q\u00eb kish shkuar viktim\u00eb nga krer\u00ebt reaksionar\u00eb, nga rruga oportuniste antipopullore e antipatrike e politik\u00ebs s\u00eb Ballit. <\/strong>Me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje neve lejuam q\u00eb Balli t\u00eb lidhet m\u00eb ngusht\u00eb me element\u00ebt q\u00eb i b\u00ebnin presion brenda radh\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me neve ; lejuam q\u00eb Balli t&#8217;i shtr\u00ebngoj\u00eb dhe t&#8217;i forcoj\u00eb rradh\u00ebt e tija e t\u00eb mbahet akoma i lidhur mir\u00eb me turmat, q\u00eb t\u00eb g\u00ebnjyera prej tij dhe t\u00eb paskjarueme politikisht vazhdojn\u00eb t&#8217;a ndjekin.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<strong>Q\u00ebndrimi i yn\u00eb karshi Ballit duhet t\u00eb jet\u00eb i rrept\u00eb dhe i drejt\u00eb. Duhet t\u00eb demaskohet pa m\u00ebshir\u00eb politika aportuniste e tij, t\u00eb luftohet fushata e tij demagogjike p\u00ebr bashkim dhe t\u00eb spjegohet mir\u00eb se p\u00ebr bashkimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb popullit Shqiptar ka punuar me t\u00eb t\u00ebra forcat e saja vet\u00ebm l\u00ebvizja Nacional- \u00e7lirimtare ;<\/strong> se bashkimi \u00ebsht nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb i intereson m\u00eb tep\u00ebr se kujdo atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e lirin\u00eb e popullit, se bashkimi nuk mund t\u00eb b\u00ebhet ku nj\u00ebri shkon n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb dhe tjetri n\u00eb rrug\u00ebn e kund\u00ebrt.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<strong>Me an\u00ebn e nji demaskimi t\u00eb squet e t\u00eb nj\u00eb pune t\u00eb palodh\u00ebshme me Ballin n\u00eb popull, me ja shk\u00ebput\u00eb popullin dhe me e lidh\u00eb me neve, me shkaktue divergjenca n\u00eb rradh\u00ebt e Ballit, me krijue situata t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb shkaktue dhe shpejtue diferencimin n\u00eb rradh\u00ebt e Ballit dhe me i ra kres\u00eb me squet\u00ebsi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjithmon\u00eb ma vendimtare kren\u00ebve reaksionar\u00eb t\u00eb tij ; me e paraqit\u00eb mir\u00eb n\u00eb popull Ballin si p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs dhe shkaktar vllavrasjeje, me e ba qi populli t&#8217;a shofi se politika e Ballit do t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje me arm\u00eb, me e ba qi populli i gjith\u00eb t\u00eb revoltohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gja dhe k\u00ebshtu p\u00ebrgjegj\u00ebsit historike t\u00eb mos bashkimit t\u00eb popullit Shqiptar dhe t\u00eb p\u00ebrpjekjes, me arm\u00eb t\u00eb bien\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht e v\u00ebrteta, dhe kjo gj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrmbi Ballin Komb\u00ebtar; t\u00eb pregatisim, t\u00eb t\u00ebr\u00eb ata t\u00eb Nacional-\u00c7lirimtares, t\u00eb pregatisim popullin n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje me Ballin <\/strong>; Balli po e pregatit at\u00eb perpjekje q\u00eb nuk duhet t\u00eb na gjej\u00eb me duar lidhur ; nuk duhet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t&#8217;i lejojm\u00eb Ballit t\u00eb pregatitet dhe t\u00eb na godasi n\u00eb kondita m\u00eb t\u00eb favor\u00ebshme p\u00ebr at\u00eb, duhet t&#8217;a vem\u00eb me shpatullat n\u00eb mur dhe t&#8217;a shtr\u00ebngojm\u00eb q\u00eb t&#8217;i qesi sheshit kartat e tij dhe k\u00ebshtu t\u00eb mund t&#8217;a godisim neve kur t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e favor\u00ebshme p\u00ebr ne, kur t&#8217;a ket\u00eb kuptuar populli vendin e tij dhe kur t\u00eb bashkohet me ne kundra tij.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Si merret fuqija. Situata na shtr\u00ebngon q\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb, por q\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb pregatitur sidomos ushtarakisht. Organizimi dhe forcimi i njisive n\u00eb qytete shtrohet sot si nj\u00eb problem urgjent dhe me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Nj\u00ebsit\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pajosura mir\u00eb me revolvera dhe me bomba dore dhe mund\u00ebsisht me pushk\u00eb automatike (me ba \u00e7&#8217;mos me ble dhe me u marr\u00eb Italjan\u00ebve me \u00e7do mjet dhe me pare k\u00ebto arm\u00eb, dhe mos me prit\u00eb asnji dit\u00eb q\u00eb t\u00eb na i d\u00ebrgojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt) ; njisit\u00eb me u vue n\u00ebn komand\u00ebn e njerit nga shok\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb zotin dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshmin e Partis\u00eb. Me studjue m\u00ebnyrat e sulmit t\u00eb qendrave m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb qytetit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht t&#8217;atyre ku ka arm\u00eb\u2026 Me pas\u00eb kurdoher\u00eb parasysh q\u00eb n\u00eb raste sulmi kundra qyteteve nga ana e jon\u00eb, t\u00eb kombinohen veprimet e guerilave t\u00eb brend\u00ebshme me ato t\u00eb \u00e7etave. Mos t\u00eb harrohet r\u00ebnd\u00ebsija e dokumentave n\u00eb zyrat sekrete t&#8217;armikut, t\u00eb cilat duhet t\u00eb bijen n\u00eb duart t&#8217;ona. Gjith\u00eb organizatat e Partis\u00eb tash duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mobilizuara p\u00ebr \u00e7do eveniment dhe t\u00eb jen\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7do t\u00eb papritur. Celulat e Partis\u00eb do t\u00eb jen\u00eb motori i cili do t\u00eb ver\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje t\u00ebr\u00eb popullin e qyteteve e t\u00eb katundeve, duhet t\u00eb spastrohen nga gjith\u00eb elementat q\u00eb nuk do t&#8217;i kryejn\u00eb detyrat me kaq r\u00ebnd\u00ebsi. T&#8217;u thuhet shok\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb se sot \u00ebsht koha q\u00eb ata t\u00eb tregohen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb prisat e sigurt\u00eb dhe guximtar\u00eb t\u00eb popullit dh\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb momentin vendimtar drejt marrjes s\u00eb pushtetit. Celulat t\u00eb jen\u00eb motori i grupeve simpatizantash dhe miqsh t\u00eb Partis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve t&#8217;u thohet se sot duhet t\u00eb japin \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Atdheut dhe nalt\u00ebsimin e forcimin e Partis\u00eb Komuniste. Teknika e Partis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e mobilizuar dhe t\u00eb punoj\u00eb dit` e nat\u00eb p\u00ebr t\u00eb skjaruar popullin me trakte e proklamata p\u00ebr situatat e ndryshme q\u00eb krijohen dhe evenimentet q\u00eb rrukullisen duke i treguar kurdoher\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndjeki. N\u00eb \u00e7do moment duhet t\u00eb mbani q\u00ebndrimin politik t\u00eb kjart\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb direktivave t\u00eb Komitetit Qendror. Me mobilizimin e gjith\u00eb organizat\u00ebs duhet t\u00eb lidhni mobilizimin dhe pregatitjen e popullit p\u00ebr kryengritjen e p\u00ebrgjith\u00ebshme.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;<strong>V.O.<\/strong> <em>K\u00ebto direktiva, pa qen\u00eb nevoja q\u00eb t\u00eb k\u00ebndohen, duhet t\u00eb punohen n\u00eb t\u00eb gjitha celulat e Partis\u00eb dhe, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre direktivave t&#8217; u jepen udh\u00ebzime gjith\u00eb organizatave t\u00eb Partis\u00eb deri n\u00eb grupe simpatizantash. Ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb punohen n\u00eb t\u00eb gjitha celulat e \u00e7etave dhe katundeve t\u00eb qarkut t&#8217;uaj.&#8221;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qarkorja e m\u00ebposht\u00ebme e Komitetit Qendror t\u00eb partis\u00eb komuniste shqiptare u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar komiteteve qarkore m\u00eb 9 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2,7],"tags":[213,212,82,222],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1037"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1037"}],"version-history":[{"count":4,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1037\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1042,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1037\/revisions\/1042"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}