{"id":1027,"date":"2022-09-04T20:36:20","date_gmt":"2022-09-04T18:36:20","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1027"},"modified":"2022-09-04T20:39:10","modified_gmt":"2022-09-04T18:39:10","slug":"tradhetia-nuk-ka-as-turp-as-marre","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/09\/04\/tradhetia-nuk-ka-as-turp-as-marre\/","title":{"rendered":"Tradh\u00ebtia nuk ka as turp as marre!"},"content":{"rendered":"\n<p>Prej koh\u00ebsh kryetari i partis\u00eb socialiste dhe kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama e ka ndryshuar politik\u00ebn e shtetit shqiptar ndaj Kosov\u00ebs. Krejt ndryshe nga q\u00ebndrimet e qeverive t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkufizoheshin mjaft mir\u00eb nga shprehja \u00ab\u00a0nj\u00eb komb, nj\u00eb q\u00ebndrim\u00a0\u00bb, Rama i vuri shkelmin rrug\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe de fakto ia ka hequr sot Kosov\u00ebs p\u00ebrkrahjen e qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Edi Rama e filloi qeverisjen e tij me gjoja nj\u00eb akt t\u00eb madh \u00ab&nbsp;patriotik&nbsp;\u00bb kur tha n\u00eb Beograd se \u00ab&nbsp;Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur&nbsp;\u00bb. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se kjo deklarat\u00eb e ka ndihmuar ndopak pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs sepse nuk pati asnj\u00eb mas\u00eb apo veprim konkret m\u00eb pas. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, i qortuar edhe nga presidenti i Serbis\u00eb, si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb koh\u00ebt e fundit, Edi Rama nuk e ka p\u00ebrs\u00ebritur m\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb Serbi. Por nga ana tjet\u00ebr Edi Rama me shum\u00eb pompozitet ka organizuar mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs, ku jan\u00eb n\u00ebnshkruar disa marr\u00ebveshje t\u00eb cilat, pavar\u00ebsisht dekorit madh\u00ebshtor me flamuj komb\u00ebtar\u00eb, mund t\u00eb ishin n\u00ebnshkruar edhe me vende t\u00eb tjera fqinje.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb nga viti 2019 Edi Rama i \u00ebsht\u00eb bashkuar ides\u00eb serbe t\u00eb \u00ab\u00a0Ballkanit t\u00eb hapur\u00a0\u00bb dhe n\u00eb kuadrin e saj ka n\u00ebnshkruar me Serbin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb disa marr\u00ebveshje p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb njerzve dhe mallrave. Q\u00eb nga krijimi i \u00ab\u00a0Ballkanit t\u00eb hapur\u00a0\u00bb Edi Rama ka b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb aty t\u00eb hyj\u00eb edhe Kosova, e cila nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb sepse Serbia nuk e njeh si shtet. Jo vet\u00ebm Kosova, por edhe Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje sepse i tremben humbjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre dhe aneksimit total ose t\u00eb pjessh\u00ebm nga Serbia respektivisht n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb \u00ab\u00a0Jugosllavie t\u00eb re\u00a0\u00bb ose t\u00eb \u00ab\u00a0Bot\u00ebs serbe\u00a0\u00bb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila ndodhet sot n\u00ebn mbrojtjen e KFOR-it, hyrja n\u00eb \u00ab&nbsp;Ballkanin e hapur&nbsp;\u00bb do t\u00eb ishte katastrofike sepse OKB mund t\u00eb vler\u00ebsonte se prania e KFOR-it nuk do t\u00eb ishte m\u00eb e nevojshme. P\u00ebrse do t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr forca sigurie n\u00ebse Kosova dhe Serbia i kishin aq mir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet sa t\u00eb n\u00ebnshkruanin marr\u00ebveshje t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njerzve dhe mallrave, sa t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb forume t\u00eb ver\u00ebrave dhe pun\u00ebt t\u00eb rridhnin vaj si me kryeministrin Rama?<\/p>\n\n\n\n<p>Pra Kosova as q\u00eb mund ta marr\u00eb parasysh hyrjen n\u00eb \u00ab&nbsp;Ballkanin e hapur&nbsp;\u00bb pa u njohur m\u00eb par\u00eb nga Serbia.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu sikurse Rama, edhe disa p\u00ebrfaq\u00ebsues amerikan\u00eb, e inkurajojn\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb \u00ab&nbsp;Ballkanin e hapur&nbsp;\u00bb. Por ndryshe nga Rama, ata gjithmon\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb se Kosova duhet t\u00eb futet aty si shtet i njohur nga Serbia, dhe jo n\u00eb situat\u00ebn aktuale. Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Rama nuk e b\u00ebn\u00eb kurr\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr amerikan\u00ebt mbrojn\u00eb interesa globale dhe nuk mbrojn\u00eb interesa shqiptare. Esht\u00eb m\u00eb se normale q\u00eb t\u00eb inkurajojn\u00eb bashk\u00ebpunime rajonale por t\u00eb bazuara n\u00eb rregullat e bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb demokratike. Jan\u00eb shqiptar\u00ebt, dhe n\u00eb radh\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb mbrojn\u00eb interesat shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Por p\u00ebr fat t\u00eb keq ndodh e kund\u00ebrta. Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i mbron intersat komb\u00ebtare, por i d\u00ebmton ato duke iu n\u00ebnshtruar Serbis\u00eb nga ana ekonomike dhe politike dhe rrjedhimisht ushtarake. Ndoshta i duket se po b\u00ebn politik\u00eb \u00ab&nbsp;t\u00eb madhe&nbsp;\u00bb, \u00ab&nbsp;t\u00eb zgjuar&nbsp;\u00bb dhe q\u00eb do l\u00ebr\u00eb \u00ab&nbsp;gjurm\u00eb&nbsp;\u00bb n\u00eb histori. Ndoshta i duket se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga \u00ab&nbsp;et\u00ebrit&nbsp;\u00bb themelues t\u00eb nj\u00eb \u00ab&nbsp;Bashkimi Ballkanik&nbsp;\u00bb hipotetik. Por ndoshta nuk e shikon se po p\u00ebrdoret pa asnj\u00eb skrupull nga Serbia, q\u00eb ua njeh mir\u00eb kok\u00ebn shqiptar\u00ebve megalloman\u00eb. Ndoshta kryaministrit i duket se po ndalon shp\u00ebrthimin e luft\u00ebs n\u00eb Ballkan, por p\u00ebrs\u00ebri gabohet, sepse para disa jav\u00ebsh Serbin\u00eb nuk e pengoi n\u00ebnshtrimi i tij p\u00ebr t\u00eb sulmuar Kosov\u00ebn, por e penguan trupat e KFOR-it t\u00eb cilave Serbia u druhet. Sepse Serbia kupton vet\u00ebm gjuh\u00ebn e forc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj \u00ab&nbsp;gjurma&nbsp;\u00bb e vetme q\u00eb mund t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb Histori kryeministri aktual \u00ebsht\u00eb ajo e tradh\u00ebtis\u00eb, si dikur Esad Pasha. Sepse, pasi ia hoqi Kosov\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrballjen e sotme me Serbin\u00eb, p\u00ebrkrahjen e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama sot po shkon m\u00eb tutje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar. Po p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb q\u00eb edhe Mali i Zi t\u00eb futet n\u00eb \u00ab&nbsp;Ballkanin e hapur&nbsp;\u00bb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn gjermane \u00ab&nbsp;Der Spiegel&nbsp;\u00bb Edi Rama \u00ebsht\u00eb shprehur se d\u00ebshiron q\u00eb \u00ab&nbsp;Serbia, Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb lloj mini-zone Shengen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shk\u00ebmbime m\u00eb t\u00eb mira&nbsp;\u00bb. Natyrisht q\u00eb Serbia po p\u00ebrdor nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar gjak-prishur n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr ta futur k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb \u00ab&nbsp;Ballkanin e hapur&nbsp;\u00bb, por deklaratat e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u2019i turbullojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe hyrja e Malit t\u00eb Zi n\u00eb \u00ab&nbsp;Ballkanin e hapur&nbsp;\u00bb do t\u00eb kishte pasoja p\u00ebr Kosov\u00ebn, sepse ajo do t\u00eb ndodhej gjeografikisht e rrethuar nga 3 vende t\u00eb cilat mund t\u00eb tentojn\u00eb ta izolojn\u00eb dhe ta bllokojn\u00eb ekonomikisht, i cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb till\u00eb, p\u00ebrfundimisht ajo nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb legjitime dhe do t\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. N\u00ebse ajo nuk e b\u00ebn me d\u00ebshir\u00eb, kombi shqiptar do t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatet e tij.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Xhemil Me\u00e7o<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej koh\u00ebsh kryetari i partis\u00eb socialiste dhe kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama e ka ndryshuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,67],"tags":[220,119,104,47,203,166],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1027"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1027"}],"version-history":[{"count":3,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1027\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1030,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1027\/revisions\/1030"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}