{"id":1017,"date":"2022-08-14T13:11:53","date_gmt":"2022-08-14T11:11:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/?p=1017"},"modified":"2022-08-14T13:14:36","modified_gmt":"2022-08-14T11:14:36","slug":"kryengritja-e-rebeleve-te-haxhi-qamilit","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/2022\/08\/14\/kryengritja-e-rebeleve-te-haxhi-qamilit\/","title":{"rendered":"Kryengritja e \u00ab\u00a0Rebel\u00ebve\u00a0\u00bb t\u00eb Haxhi Qamilit"},"content":{"rendered":"\n
Nd\u00ebrsa Princ Vidit dhe qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit po iu vinin protesta nga shum\u00eb an\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr vendimevet t\u00eb Korfuzit, shp\u00ebrtheu e papritur kryengritja e fanatik\u00ebvet mysliman\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme ose e Rebel\u00ebvet, si\u00e7 u quajt\u00ebn n’at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb fillim u pandeh se kjo ishte e shtytur prej Esad Toptanit, dhe se prapa k\u00ebtij q\u00ebndronte Italia, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb Vidin prej Shqip\u00ebrie. Prandaj, me urdh\u00ebr t\u00eb Princit, sht\u00ebpia e Esadit u rrethua prej gjindarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, e kumanduar nga oficer\u00eb holandez\u00eb, nat\u00ebn ndaj t\u00eb gdhir\u00eb m\u00eb 19 Maj 1914. Esadi nuk desh t\u00eb dor\u00ebzohej, po kur sht\u00ebpia e tij u q\u00ebllua me top, ai nxori menj\u00ebher\u00eb flamurin e bardh\u00eb. Pasi u arrestua, nd\u00ebrhyri ministri italian n\u00eb Durr\u00ebs, baron Aliotti, p\u00ebr t’a marr\u00eb nd\u00ebn mprojtje dhe p\u00ebr t’a hequr n’Itali me nj\u00eb luftanije. Vidi ia dor\u00ebzoi, dhe Esadi u prit n\u00eb Rom\u00eb me nderime.<\/p>\n\n\n\n

Pas k\u00ebsaj ngjarjeje, qeveria shqiptare dha dor\u00ebheqjen, por u formua p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebn kryesin\u00eb e Turhan Pash\u00ebs, me fort pak ndryshime: vendin e Esadit si minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brend\u00ebshme dhe i Luft\u00ebs e zuri atdhetari i njohur, Aqif Pash\u00eb Bi\u00e7aku (Elbasani); Midhat Frash\u00ebri u em\u00ebrua minist\u00ebr i Pun\u00ebve Botore; dhe, pak m\u00eb von\u00eb, Petro Poga z\u00ebvend\u00ebsoi Dr. Mihal Turtullin si minist\u00ebr i Ar\u00ebsimit.
<\/p>\n\n\n\n
Nd\u00ebrkaq, kryengritja e Rebel\u00ebvet po merrte p\u00ebrpjes\u00ebtime t\u00eb m\u00ebdha. Ajo nisi n\u00eb rrethin e Tiran\u00ebs, m\u00eb 17 Maj, me nj\u00eb sulm kund\u00ebr batalionit t\u00eb vullnetar\u00ebvet Tiranas, q\u00eb po shkonte n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t’i vajtur n\u00eb ndihm\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jugore kund\u00ebr Grek\u00ebvet. Batalioni i vullnetar\u00ebvet u shpartallua shpejt te Ura e Limuthit, af\u00ebr Tiran\u00ebs, dhe kryengrit\u00ebsit hyn\u00eb n\u00eb qytet. Kjo plasje pushke u hap si nj\u00eb kushtrim n\u00ebp\u00ebr fshatrat rreth e qark. T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 18 Maj, grumbuj t’armatosur zun\u00eb Shijakun dhe iu drejtuan Durr\u00ebsit. M\u00eb 19 Maj u arrestua Esad Toptani. Fuqit\u00eb e para qeveritare q\u00eb u nis\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Shijakut, u thyen, dhe nj\u00eb oficer hollandez i gjindarm\u00ebris\u00eb u zu rob prej Rebel\u00ebvet. M\u00eb 23 Maj, k\u00ebta sulmuan Durr\u00ebsin duke u hedhur p\u00ebrpara me guxim fanatik\u00ebsh, por u praps\u00ebn me humbje gjer n\u00eb kodrat e Rrashbullit. Atdhetar\u00ebt civil\u00eb rr\u00ebmbyen arm\u00ebt p\u00ebr t’i ndihmuar gjindarm\u00ebris\u00eb n\u00eb mprojtjen e kryeqytetit.
<\/p>\n\n\n\n
Cili ishte shkaku, ose shkaqet e k\u00ebtij t\u00ebrbimi? – Sigurisht turkomania dhe fanatizmi fetar.
“Historian\u00ebt” e regjimit komunist kan\u00eb dashur t’a paraqisin kryengritjen e Rebel\u00ebvet si nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb fshatar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtypur kund\u00ebr bejler\u00ebve e \u00e7ifligar\u00ebve, dhe kund\u00ebr Vidit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte “nd\u00ebrhyrjet e jasht\u00ebme imperialiste dhe reaksionin e brendsh\u00ebm feudal”. Dhe si hero prototip t’asaj “l\u00ebvizjeje fshatare me karakter social-agrar” mbajn\u00eb Haxhi Qamilin. Dialektika marksiste e “luft\u00ebs s\u00eb t\u00eb kund\u00ebrtavet” iu ka vlejtur k\u00ebtu m\u00eb tep\u00ebr se kudo gjetk\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb kund\u00ebr Haxhi Qamilit dhe masavet fshatare myftiun e Tiran\u00ebs, Musa Qazimin, me turkoman\u00ebt. E k\u00ebshtu n\u00eb \u00e7do mbledhje e n\u00eb \u00e7do rast, jan\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb bashkimin me Turqin\u00eb dhe q\u00eb ecin me flamurin e saj p\u00ebrpara! T\u00eb shkretat masa fshatare dhe i shkreti Haxhi Qamil q\u00eb, ndon\u00ebse ka n\u00eb dor\u00eb kumand\u00ebn e tyre dhe i b\u00ebn shpalljet sociale e patriotike t\u00eb denja p\u00ebr nj\u00eb marksist, bjen\u00eb gjithmon\u00eb viktim\u00eb e k\u00ebsaj pakice turkomane!
<\/p>\n\n\n\n
Q\u00eb komunist\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb pjellin nga fantazia l\u00ebvizje fshatar\u00ebsh a pun\u00ebtor\u00ebsh t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkuar, me “karakter social”, p\u00ebr t’i dh\u00ebn\u00eb luft\u00ebs terroriste t\u00eb tyre rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb larg\u00ebta n\u00eb histori, \u00ebsht\u00eb e kuptuarshme. Q\u00eb si hero prototip t’asaj l\u00ebvizjeje t\u00eb zgjedhin Haxhi Qamilin (i cili iu ngjante komunist\u00ebvet nga \u00e7rregullimi psikik megjith\u00ebq\u00eb, si fanatik fetar, nuk ishte aq mizor dhe nuk hante njer\u00ebz sikurse fanatik\u00ebt marksist\u00eb), edhe kjo \u00ebsht\u00eb e kuptuarshme. Por t\u00eb k\u00ebtilla fsheht\u00ebsira t\u00eb historis\u00eb mund t’i zbuloj\u00eb, si\u00e7 tham\u00eb, vet\u00ebm dialektika marksiste, q\u00eb ka arritur t’a tregoj\u00eb – t\u00eb bardh\u00ebn t\u00eb zez\u00eb dhe t\u00eb zez\u00ebn t\u00eb bardh\u00eb. Kurse logjika e zakonshme detyrohet t’i paraqiti gj\u00ebrat dhe ngjarjet ashtu si i pranon mendja e njeriut. Dhe mendja e njeriut nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb Haxhi Qamili me shok\u00eb u ngrit\u00ebn p\u00ebr reforma ekonomike, kur ata vet\u00eb th\u00ebrrisnin “duem Bab\u00ebn!” (dometh\u00ebn\u00eb Sulltanin), ecnin p\u00ebrpara me flamurin e Turqis\u00eb, dhe s’u d\u00ebgjua tjet\u00ebr fjal\u00eb prej tyre p\u00ebrve\u00e7 parullave fetare q\u00eb i p\u00ebrhapnin n\u00ebp\u00ebr fshatra me an\u00ebn e hoxh\u00ebvet. As e merr mendja q\u00eb kryengrit\u00ebsit t\u00eb shpresonin reforma ekonomike prej k\u00ebthimit n\u00ebn Turqin\u00eb, i cili ishte q\u00ebllimi i luft\u00ebs s\u00eb tyre.
<\/p>\n\n\n\n
\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t’u sh\u00ebnuar se Rebel\u00ebt nuk u ngrit\u00ebn kund\u00ebr feudalizmit si klas\u00eb shfryt\u00ebzonj\u00ebse, por kund\u00ebr nacionalist\u00ebvet mysliman\u00eb dhe atyre bejler\u00ebve q\u00eb bashk\u00ebpunonin me Vidin, princin “kaur”, e q\u00eb pranonin shk\u00ebputjen nga Turqia. Disa djegie sht\u00ebpish e rr\u00ebmbime drithi i kryen vet\u00ebm mbi pronat e k\u00ebtyre bejler\u00ebve dhe jo kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve. Bejler\u00ebt turkoman\u00eb q\u00eb u bashkuan me Rebel\u00ebt, si Dervish Bi\u00e7aku nga Elbasani, u b\u00ebn\u00eb miqt\u00eb e tyre. N\u00eb Berat, p\u00ebr shembull, u pushkatuan prej Rebel\u00ebvet Baki Gjebreja, Muharrem Leshi, Ismail Klosi dhe Hajredin Fratari. Asnj\u00ebri prej k\u00ebtyre nuk ishte bej as \u00e7ifligar, por vet\u00ebm nacionalist\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kishin luftuar p\u00ebr shtetin e pavarur n\u00ebn Vidin, si gjith\u00eb atdhetar\u00ebt e asaj kohe. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, kryengritja e rebel\u00ebvet ishte m\u00eb fort nj\u00eb s\u00ebmundje turkomanie se sa luft\u00eb fetare, sepse ata nuk vran\u00eb e nuk trazuan asnj\u00eb t\u00eb Krishter, me sa dihet, jasht\u00eb luftimevet me vullnetar\u00ebt e Vidit. Kurse grekoman\u00ebt e Epirit b\u00ebn\u00eb k\u00ebrdi mbi popullsin\u00eb myslimane, pa kursyer as gra e f\u00ebmij\u00eb. Rebel\u00ebt nuk vran\u00eb popull, si komunist\u00ebt e sotsh\u00ebm, por vet\u00ebm disa nacionalist\u00eb mysliman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, sipas tyre, ishin shkaku i shk\u00ebputjes ose pengesa e bashkimit me Turqin\u00eb.
<\/p>\n\n\n\n
L\u00ebvizje fshatare n\u00eb kuptimin e klas\u00ebs nuk ka pasur kurr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjer me sot; p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb kishte mundur komunizmi t’a bluante nd\u00ebn thundra fshatar\u00ebsin\u00eb e t’a b\u00ebnte skllave t\u00eb partis\u00eb, si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb.
<\/p>\n\n\n\n
E kemi par\u00eb m\u00eb sip\u00ebr sesi Turqia nuk desh t’a njihte pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe se Turqit e Rinj, kur zun\u00eb t’afroh\u00ebshin me Bullgar\u00ebt, i shtuan p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t’a t\u00ebrhequr n’an\u00eb t\u00eb tyre popullin shqiptar, duke i premtuar \u00e7lirimin e krahinavet t\u00eb rob\u00ebruara dhe autonomin\u00eb nd\u00ebn nj\u00eb princ mysliman. Beqir Grebeneja dhe agjent\u00ebt e tij, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebr turkoman\u00ebt, u p\u00ebrpoq\u00ebn t’a b\u00ebnin t\u00eb pranuarshme k\u00ebt\u00eb politik\u00eb edhe n\u00eb qarqet e atdhetar\u00ebvet q\u00eb nuk shihnin tjet\u00ebr udh\u00eb-daljeje nga gremina ku e hodh\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb Lufta ballkanike dhe Konferenca e Londr\u00ebs. Mir\u00ebpo ngjarjet rrodh\u00ebn ndryshe, alianca turko-bullgare mbeti gj\u00eb e vak\u00ebt Shqip\u00ebria u vu nd\u00ebn kontrollin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe si princ i saj u caktua Vidi. Me kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e tyre djall\u00ebzore dhe duke i ditur ndjenjat e nj\u00eb pjese t\u00eb Shqiptar\u00ebvet, Turqit e Rinj nuk hoq\u00ebn dor\u00eb nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr t’a futur p\u00ebrs\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrethin e Perandoris\u00eb Otomane. Por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb puna e agjent\u00ebvet t\u00eb tyre u kufizua nd\u00ebr turkoman\u00ebt, sidomos t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, ku ata kishin organizuar me koh\u00eb komitete t\u00eb fsheht\u00eb dhe ku fanatizmi fetar mbahej m’i fort\u00eb. Iden\u00eb dhe ndjenjat p\u00ebr nj\u00eb “princ mysliman” i kishte nxitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb edhe Esad Toptani, me q\u00ebllim q\u00eb t’i shfryt\u00ebzonte n’interes t\u00eb tij. Po kur ky shkoi t’i shpinte kuror\u00ebn Vidit dhe u b\u00eb minist\u00ebr i k\u00ebtij princi “kaur”, e humbi besimin tek fanatik\u00ebt mysliman\u00eb. Ndryshe, “l\u00ebvizja fshatare” e komunist\u00ebvet do t\u00eb kishte pasur n\u00eb krye Esad Toptanin, \u00e7ifligarin m\u00eb tiranik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pra megjithse Esadi kishte ndihmuar n\u00eb pregatitjen psikologjike t\u00eb kryengritjes, nuk ishte ai q\u00eb e shtyti. Ajo u shtyt e u drejtua prej agjent\u00ebvet turq dhe prej turkoman\u00ebvet. Pastaj u b\u00eb shesh intrigash p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb donin shkat\u00ebrrimin e shtetit shqiptar. Ndon\u00ebse prapa sken\u00ebs vepronin agjent\u00ebt turq dhe aventurier\u00eb t’ardhur prej visesh t\u00eb ndryshme (n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr shembull, organizonj\u00ebsi i l\u00ebvizjes ishte Arif Hiqmeti nga Tetova), n\u00eb krye t\u00eb rebelizmit u duk\u00ebn myftiu i Tiran\u00ebs Musa Qazimi, Mustafa Ndroqi dhe Haxhi Qamili nga katundi Sharr\u00eb i Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n

M\u00eb 3 Q\u00ebrshor 1914, Rebel\u00ebt b\u00ebn\u00eb nj\u00eb mbledhje n\u00eb Shijak, ku caktuan programin e tyre dhe ndan\u00eb detyrat. Ata donin largimin e Vidit, k\u00ebthimin e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebn Turqin\u00eb ose ardhjen e nj\u00eb princi mysliman i varur prej Sulltanit, ngritjen e flamurit t\u00eb Turqis\u00eb, futjen e turqishtes si gjuh\u00eb zyrtare ose shqipja t\u00eb shkruhej me abecen\u00eb arabe, dhe em\u00ebrimin e kryemyftiut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Sheh-yl-Islami. Si kryetar i l\u00ebvizjes, ose i qendr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme, u zgjodh Mustafa Ndroqi, dhe si kumandar i fuqivet t’armatosura, Haxhi Qamili. Por kryetari i v\u00ebrtet\u00eb i l\u00ebvizjes rebele ishte myftiu i Tiran\u00ebs, Musa Qazimi.
Mbasi nuk e muar\u00ebn dot Durr\u00ebsin me sulmin e par\u00eb, Rebel\u00ebt u shtrin\u00eb brenda pak dit\u00ebsh n\u00eb Kavaj\u00eb, Kruj\u00eb, Peqin. Qeveria e Durr\u00ebsit nuk kishte fuqi t\u00eb mjafta p\u00ebr t’i hedhur kund\u00ebr tyre n\u00eb m\u00ebsymje t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Princ Vidi b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndihma nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, por vet\u00ebm nga veriu mund\u00ebn t\u00eb vinin disa fuqi t\u00eb pakta. Shqip\u00ebria e jug\u00ebs ishte e z\u00ebn\u00eb kund\u00ebr Grek\u00ebvet. N\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 gjindarm\u00ebris\u00eb dhe disa atdhetar\u00ebve q\u00eb rrok\u00ebn arm\u00ebt si vullnetar\u00eb, kishte vet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb Kosovar\u00ebsh me Isa Buletinin dhe Bajram Currin e nja 600 Mirditas me Prenk Bib Dod\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb sulm q\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit, pat\u00ebn mjaft humbje. Qeveria provoi t\u00eb merrej vesh me Rebel\u00ebt dhe d\u00ebrgoi nj\u00eb komision n\u00eb Shijak. Por ata vinin si kusht z\u00ebvend\u00ebsimin e Vidit me nj\u00eb princ mysliman dhe k\u00ebthimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn mvar\u00ebsin\u00eb e Sulltanit. Luftimet rifilluan nga mesi i Q\u00ebrshorit. Rebel\u00ebt e sulmuan Durr\u00ebsin me t\u00ebrbim nja dy her\u00eb, por u praps\u00ebn duke pasur mjaft humbje. N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto p\u00ebrpjekje u vra Koloneli holandez Thomson i gjindarm\u00ebris\u00eb shqiptare.
<\/p>\n\n\n\n
Duke par\u00eb se s’mund t’a merrnin dot Durr\u00ebsin, Releb\u00ebt u shtrin\u00eb n’an\u00eb te tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga veriu e nga juga. Pushtuan Elbasanin, m\u00eb 23 Q\u00ebrshor, pastaj Lushnj\u00ebn, Beratin, Fierin dhe, nga ana e lindjes, arrit\u00ebn gjer n\u00eb Pogradec. Aty u p\u00ebrpoq\u00ebn me \u00e7et\u00ebn e vullnetar\u00ebvet Kolonjar\u00eb, dhe n’ato luftime u vra Gani Butka, i biri i Saliut. Por n’at\u00eb koh\u00eb Grek\u00ebt, duke p\u00ebrfituar nga rr\u00ebmuja, e shkel\u00ebn Protokollin e Korfuzit dhe u v\u00ebrsul\u00ebn mbi krahinat e Tepelen\u00ebs, P\u00ebrmetit, Kor\u00e7\u00ebs. Prej qendr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Pogradec, Haxhi Qamili b\u00ebri nj\u00eb marr\u00ebveshje me “Vorio-Epirot\u00ebt”, q\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt t\u00eb mbanin caqet e tyre.
N\u00eb l\u00ebvizjen e Rebel\u00ebvet, p\u00ebrve\u00e7 agjet\u00ebvet turq q\u00eb e drejtonin prapa sken\u00ebs, fut\u00ebn hund\u00ebt dhe duart t\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Italia e shtynte dhe e p\u00ebrkrahte me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrzinte prej Shqip\u00ebrie Princ Vidin, t\u00eb cilit ia kishte b\u00ebr\u00eb q\u00ebndres\u00ebn mjaft t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs. Serbia e ndihmoi edhe me arm\u00eb e municione, q\u00eb iu vinin Rebel\u00ebvet p\u00ebrmes liqenit t’Ohrit, sepse n’at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mendonte t’a prishte shtetin shqiptar dhe t’i mbyllte rrug\u00ebn e nd\u00ebrhyrjes Austris\u00eb. Greqia e shtyti sa mundi, p\u00ebr t\u00eb paralizuar me an\u00ebn e saj q\u00ebndres\u00ebn shqiptare dhe p\u00ebr t’ua treguar Orthodoksvet si nj\u00eb l\u00ebvizje fetare mysliman\u00ebsh kund\u00ebr t\u00eb Krishter\u00ebvet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb mos iu mbetej tjet\u00ebr udh\u00eb p\u00ebrve\u00e7 bashkimit me Greqin\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta armiq kishin agjent\u00ebt e tyre pran\u00eb Rebel\u00ebvet. Kur Kolloneli anglez G. Philips, ish-kumandari i forc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Shkodr\u00ebs, vajti n\u00eb Tiran\u00eb si nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr t’i bindur Rebel\u00ebt q\u00eb t’i n\u00ebnshtroh\u00ebshin Vidit dhe qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, u takua me pes\u00eb veta, prej t\u00eb cil\u00ebvet nj\u00ebri iu duk si nj\u00eb prift grek, tjetri si nj\u00eb Turk, dhe asnj\u00eb prej t\u00eb pest\u00ebvet, tha ai, nuk ngjante me Shqiptar. Nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb tollovis\u00eb s’asaj kohe e gjejm\u00eb n\u00eb sh\u00ebnimet e Sekretarit t\u00eb Legat\u00ebs rumune n\u00eb Durr\u00ebs, princi Sturdza, i cili ishte mik i Shqip\u00ebris\u00eb aq sa luftoi me pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb bashk\u00eb me Shqiptar\u00ebt p\u00ebr mprojtjen e Durr\u00ebsit. “Sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7do nism\u00eb e mir\u00eb, konstruktive, \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb- thot\u00eb ai. \u00c7far\u00ebdo rruge q\u00eb t\u00eb ndjekish, fqinj\u00ebt e af\u00ebrm dhe t\u00eb larg\u00ebt do t\u00eb t’a b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebr t’i dal\u00eb n\u00eb krye. Edhe po t\u00eb jesh i but\u00eb e i shtruar, agjent\u00ebt e huaj do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb t\u00eb t’a prishin mendjen gjer sa t\u00eb rr\u00ebmbesh pushk\u00ebn e t\u00eb hidhesh n\u00eb kryengritje. Mjete, arm\u00eb e t\u00eb holla hyjn\u00eb nga \u00e7do an\u00eb e kufijvet p\u00ebr t’iu sh\u00ebrbyer q\u00ebllimevet shkat\u00ebrronj\u00ebse t\u00eb t\u00eb huajvet. Vet\u00ebm po t\u00eb duash t\u00eb luftojsh p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare si atdhetar i ndersh\u00ebm, s’t\u00eb vjen kurrkush prapa, do t\u00eb gjejsh pengesa nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, dhe p\u00ebrpjekja jote do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn e p\u00ebrgjithshme”.
<\/p>\n\n\n\n
Ky shikim i drejt\u00eb i diplomatit rumun p\u00ebrmban nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hidhur, t\u00eb tmerrshme, q\u00eb r\u00ebndon akoma si nj\u00eb mallkim fatal mbi t\u00eb mjer\u00ebn Shqip\u00ebri. T\u00eb gjitha intrigat e bot\u00ebs gjejn\u00eb shesh t\u00eb lir\u00eb n’at\u00eb vend, vet\u00ebm p\u00ebr atdhetar\u00ebt nuk ka rrug\u00eb-daljeje. Ngado q\u00eb t\u00eb k\u00ebthehen k\u00ebta, iu duhet t’i bjen\u00eb murit me kok\u00eb ose t\u00eb vdesin udh\u00ebvet t\u00eb m\u00ebrgimit.
<\/p>\n\n\n\n
Pas largimit t’Esad Toptanit dhe pas intrigavet q\u00eb lozi n\u00eb kryengritjen e Rebel\u00ebvet, Italia desh t\u00eb gjente nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00ebn e saj n\u00eb Shqip\u00ebri, kund\u00ebr Vidit. Dhe i hodhi syt, si duket, mbi Ismail Qemalin. Ky e theu heshtjen q\u00eb kishte mbajtur disa muaj n\u00eb Zvic\u00ebr dhe dolli p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr t’iu dh\u00ebn\u00eb ca k\u00ebshilla Shqiptar\u00ebvet. Pas nj\u00eb bisedimi q\u00eb pati me ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme t’Italis\u00eb, San Giuliano-n, Ismail Qemali erdhi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb mendimin e tij t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndahej n\u00eb tri kantone, n\u00eb shembull t\u00eb Zvicr\u00ebs, dhe qeverimi i vendit t’i lihej n\u00eb dor\u00eb Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit. Ndoshta Ismail Qemali, duke par\u00eb se Shqip\u00ebria e jug\u00ebs po kalonte n\u00eb duart e Grek\u00ebvet dhe e Mesmja u zhyt n\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn e turkoman\u00ebvet, mendoi se zgidhja m’e mir\u00eb ishte ndarja e saj n\u00eb kantone, t\u00eb vetqeverisura sipas d\u00ebshir\u00ebs t\u00eb tyre, n\u00ebn mprojtjen e Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte t\u00eb gjashta fuqit\u00eb e m\u00ebdha. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me largimin e Vidit, merrte fund edhe rivaliteti austro-italian n\u00eb Shqip\u00ebri. Mir\u00ebpo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ndarja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kantone donte t\u00eb thoshte n’at\u00eb koh\u00eb, e n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, zhdukja e saj p\u00ebrgjithmon\u00eb nga radha e shtetevet. Sepse kantoni i jug\u00ebs do t’i bashkohej menj\u00ebher\u00eb Greqis\u00eb, ai i mesit do t\u00eb binte nd\u00ebn Italin\u00eb dhe i veriut, nd\u00ebn Austrin\u00eb (m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebn Jugosllavin\u00eb). Komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kontrollit nuk do t\u00eb b\u00ebhej, sigurisht, bariu besnik i kopes\u00eb shqiptare t\u00eb ndar\u00eb m\u00eb trish. Sidomos kur kishte dh\u00ebn\u00eb prov\u00ebn, me Protokollin e Korfuzit, se nuk e hante fort malli p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr Shqiptar\u00ebt. Bashkimi i Shqip\u00ebris\u00eb, n’at\u00eb koh\u00eb, nuk mund t\u00eb b\u00ebhej ve\u00e7se rreth fronit t\u00eb Vidit, i cili simbolizonte p\u00ebrpara bot\u00ebs shtetin shqiptar t\u00eb pavarur. Prandaj qeveria e Durr\u00ebsit dhe atdhetar\u00ebt p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk ia d\u00ebgjuan k\u00ebto mendime Plakut t\u00eb Vlor\u00ebs, dhe b\u00ebn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb.
<\/p>\n\n\n\n
Kur pan\u00eb se Rebel\u00ebt e hodh\u00ebn vendin n\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, Grek\u00ebt e shkel\u00ebn menj\u00ebher\u00eb Protokollin e Korfuzit edhe u derdh\u00ebn mbi krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jug\u00ebs si eg\u00ebrsira t’etshme p\u00ebr gjak e mish njeriu. N\u00eb nj\u00eb t’ashtuquajtur “kongres panepirot” q\u00eb mbajt\u00ebn n\u00eb Delvin\u00eb, m\u00eb 6 Korrik, p\u00ebr t\u00eb ratifikuar Protokollin e Korfuzit, Grek\u00ebt e “qeveris\u00eb” s\u00eb Zografit vendos\u00ebn jo vet\u00ebm t’i k\u00ebrkonin t\u00eb tjera kushte Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit, po edhe t\u00eb hynin me usht\u00ebri n\u00eb tokat e shtetit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb mprojtur gjoja Orthodoksit e “persekutuar” prej Mysliman\u00ebvet. At\u00ebhere kriminel\u00ebt e “kompanivet t\u00eb shenjta”, bandat e Orthodoksvet grekoman\u00eb dhe nj\u00ebsi t\u00eb rregullta t’usht\u00ebris\u00eb greke ran\u00eb si stuhi e vdekjes mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e jug\u00ebs duke djegur e vrar\u00eb \u00e7’gjenin p\u00ebrpara, burra, gra, f\u00ebmij\u00eb e pleq. Shqiptar\u00ebt provuan t’iu b\u00ebnin q\u00ebndres\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb, Kolonj\u00eb, Skrapar e Tomorric\u00eb, por u thyen prej rrebeshit. K\u00ebshtu filloi shp\u00ebrngulja e popullsis\u00eb myslimane n\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur shp\u00ebtim n\u00eb pjes\u00ebt e pashkelura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Rrethet e Tepelen\u00ebs, Dang\u00ebllis\u00eb, Leskovikut, Kolonj\u00ebs, u zbraz\u00ebn pothuajse krejt; popullsia e tyre, me dhjetra mij\u00eb, zbriti n\u00eb drejtim t\u00eb Vlor\u00ebs. Grek\u00ebt ose “Vorio-Epirot\u00ebt” arrit\u00ebn gjer n\u00eb Berat. N\u00eb furin\u00eb e k\u00ebtij shp\u00ebrthimi barbar, dogj\u00ebn shkrumb e hi 314 fshatra mysliman\u00ebsh. T\u00eb vrar\u00ebt mizorisht nuk num\u00ebroh\u00ebshin. Kush u kap, u ther pa m\u00ebshir\u00eb. Nj\u00ebqind Shqiptar\u00eb mysliman\u00eb me gra e f\u00ebmij\u00eb ishin mbyllur n\u00eb kish\u00ebn e Hormov\u00ebs, duke kujtuar se atje do t\u00eb gjenin mprojtje; por bandat e Zografit i vran\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, pa kursyer as nj\u00eb grua, as nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Nj\u00eb dram si ky ngjau n\u00eb Panarit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs ku u ther\u00ebn si bag\u00ebti 24 burra, e n\u00eb shum\u00eb fshatra t\u00eb tjera. I t\u00ebr\u00eb ai vend u b\u00eb nj\u00eb ikni-kush-do-t\u00eb-shp\u00ebtoj\u00eb-gjall\u00eb !
Mizorit\u00eb q\u00eb punuan Grek\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jug\u00ebs u d\u00ebgjuan gjer n’Evrop\u00eb. N\u00eb Lond\u00ebr, Markezi Lansdowne ngriti z\u00ebrin kund\u00ebr Greqis\u00eb n\u00eb Dhom\u00ebn e Lordavet, duke e paditur at\u00eb p\u00ebr krimet, djegiet dhe mizorit\u00eb m\u00eb t\u00eb neveritshme kundrejt Shqiptar\u00ebvet. Nd\u00ebrsa miku i vlefsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Aubrey Herbert, protestoi me t\u00eb nj\u00ebjtin shpirt n\u00eb Dhom\u00ebn e Komunevet. Ky k\u00ebndoi p\u00ebrpara deputet\u00ebvet edhe nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb kishte marr\u00eb nga nj\u00eb miku i tij filogrek, d\u00ebshmonj\u00ebs me sy i ngjarjevet t\u00eb tmerrshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili shkruante: “Vajtimi i gravet, ul\u00ebrimat e f\u00ebmij\u00ebvet dhe t\u00eb foshnjavet t\u00eb njoma n\u00eb gji t\u00eb m\u00ebmavet \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb rr\u00ebnqeth\u00ebse q\u00eb kam par\u00eb, ndon\u00ebse kam par\u00eb shum\u00eb llahtari t\u00eb tjera n\u00eb jet\u00ebn time”. Por ministri britanik i Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme, Edward Grey, s’kishte nge t\u00eb merrej me k\u00ebsi gj\u00ebrash t\u00eb vogla! Ai i gjente t\u00eb k\u00ebnaqshme deklaratat zyrtare t’Elefteri Venizellos, t\u00eb cilat kishin aq vleft\u00eb sa t\u00eb lehurat e nj\u00eb qeni.
<\/p>\n\n\n\n
Refugjat\u00ebt e shp\u00ebrngulur prej krahinavet t\u00eb jug\u00ebs arrit\u00ebn numrin nj\u00ebqind mij\u00eb. Populli i rrethevet t\u00eb Beratit e t\u00eb Vlor\u00ebs ndau kafshat\u00ebn e buk\u00ebs me k\u00ebta t\u00eb mjer\u00eb, por s’kishte se \u00e7’t’iu jepte. M\u00eb n\u00eb fund, kjo turm\u00eb njer\u00ebzore, e ur\u00ebt, e xhveshur e n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb pap\u00ebrshkruarshme, zuri vend n’ullishtat e Vlor\u00ebs, ku u tha e u tret nga uria, nga s\u00ebmundjet. Qeveria e Durr\u00ebsit b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndihma n’Evrop\u00eb pran\u00eb organizatavet t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq e t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji, por askush s’u shqet\u00ebsua p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqiptar\u00ebt. P\u00ebrpara k\u00ebsaj tragjedie, qeveria e Durr\u00ebsit i k\u00ebrkoi Zografit q\u00eb t\u00eb lejonte k\u00ebthimin e k\u00ebtyre refugjat\u00ebve n\u00ebp\u00ebr vatrat e tyre, ndon\u00ebse t\u00eb djegura, duke i siguruar se nuk do t\u00eb p\u00ebrndiq\u00ebshin. Por ai s’ishte ngopur akoma me kufoma Shqiptar\u00ebsh, prandaj nuk e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn. Vendi ishte rr\u00ebnuar prej tre-kat\u00ebr vjet lufte t\u00eb paprer\u00eb. Tokat kishin mbetur t\u00eb papunuara. Viti 1915 qe nj\u00eb vit zie i tmerrsh\u00ebm. Drithi qe fare i pak\u00ebt, dhe importimi u b\u00eb i pamundur me plasjen e Luft\u00ebs bot\u00ebrore. Popullsia, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jug\u00ebs, zu t\u00eb vdiste urie. Tek t\u00eb mjeruar\u00ebt e Ullishtavet t\u00eb Vlor\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 uris\u00eb dhe t\u00eb ftohtit, u p\u00ebrhap\u00ebn epidemit\u00eb, q\u00eb korr\u00ebn si me drap\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl, me mij\u00ebra e mij\u00ebra burra, gra e f\u00ebmij\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e atyre q\u00eb shp\u00ebtuan, emigroi n\u00eb Turqi e gjetk\u00eb. Drami i popullit shqiptar ka fort pak shembuj n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs.
<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve, u d\u00ebgjua atentati i Sarajevos, ku terrorist\u00ebt serb\u00eb vran\u00eb Arqiduk\u00ebn e Austris\u00eb, Franc Ferdinandin, m\u00eb 28 Q\u00ebrshor 1914. Kjo qe shk\u00ebndija q\u00eb i dha zjarr barutit n’Evrop\u00eb dhe shkaktoi plasjen e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb bot\u00ebrore. Fuqit\u00eb e m\u00ebdha, sadoq\u00eb u munduan t\u00eb shp\u00ebtonin paqen duke b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb kurris t\u00eb kombit shqiptar, u kap\u00ebrthyen prapseprap\u00eb nd\u00ebrmjet tyre. Nj\u00eb muaj pas atentatit, Austro-Hungaria i shpalli luft\u00eb Serbis\u00eb. M\u00eb 1 Gusht 1914, Gjermania i shpalli luft\u00eb Rusis\u00eb dhe, m\u00eb 3 Gusht, Franc\u00ebs. At\u00ebhere edhe Anglia iu shpalli menj\u00ebher\u00eb luft\u00eb Gjermanis\u00eb dhe Austro-Hungaris\u00eb. E gjashta fuqi e madhe evropiane, Italia, e cila deri at\u00ebhere kishte q\u00ebn\u00eb e lidhur me Austro-Hungarin\u00eb dhe Gjermanin\u00eb, q\u00ebndroi p\u00ebrkoh\u00ebsisht asnjan\u00ebse gjersa t\u00eb shihte se ngaha do t’anonte fitimi. Pas disa muajsh, u bashkua edhe ajo me fuqit\u00eb e Entente-\u00ebs (Franc\u00eb, Angli, Rusi) kund\u00ebr Perandorivet qendrore (Gjermani, Austro-Hungari).
<\/p>\n\n\n\n
Plasja e Luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme e ndryshonte q\u00ebndrimin e fuqivet t\u00eb m\u00ebdha kundrejt Shqip\u00ebris\u00eb, vend q\u00eb ato donin t’a p\u00ebrdornin tani n\u00eb planet e tyre ushtarake e politike, secila p\u00ebr llogari t\u00eb saj. Austro-Hungaria desh t’a lidhte shtetin shqiptar me politik\u00ebn e vet dhe t’a hidhte n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb. Krer\u00ebt kosovar\u00eb, si Hasan Prishtina, Isa Buletini e Bajram Curri e pranonin k\u00ebt\u00eb propozim se kujtonin q\u00eb ky ishte rasti p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar Kosov\u00ebn. Por Vidi me qeverin\u00eb e Durr\u00ebsit e gjykuan m\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn, dhe nuk pranuan t\u00eb merrnin an\u00eb as t’i shpallnin luft\u00eb Serbis\u00eb mbasi Shqip\u00ebria ishte shtet asnjan\u00ebs. Kjo ishte politika m’e urt\u00eb, se p\u00ebrndryshe do t’a kishin komprometuar keq t’ardhmen e shtetit shqiptar kur Perandorit\u00eb qendrore e humb\u00ebn luft\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb i dha Austro-Hungaris\u00eb, Vidi i thoshte se “megjith\u00ebq\u00eb ishte i bindur, si gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt, q\u00eb tokat thjesht\u00eb shqiptare, t\u00eb cilat i qen\u00eb l\u00ebshuar padrejt\u00ebsisht Serbis\u00eb, duhej t’i k\u00ebtheh\u00ebshin Shqip\u00ebris\u00eb, ai nuk mund t\u00eb hynte n\u00eb luft\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsivet t\u00eb brend\u00ebshme dhe p\u00ebr shkak se Shqip\u00ebria ishte shtet asnjan\u00ebs i garantuar bashkarisht prej fuqivet t\u00eb m\u00ebdha”.
<\/p>\n\n\n\n
Austro-Hungaria at\u00ebhere ia hoqi p\u00ebrkrahjen Vidit dhe nisi t\u00eb v\u00ebshtronte nga Rebel\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, duke q\u00ebn\u00eb t\u00eb varur nga Turqia, mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebshin kund\u00ebr Serbis\u00eb. Kurse krer\u00ebt kosovar\u00eb ishin gjithmon\u00eb p\u00ebr marrjen pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebrkrah Austro-Hungaris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb, ngaha shpresonin \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.
K\u00ebshtu gjendja e brend\u00ebshme e Shqip\u00ebris\u00eb u koklavit m\u00eb shum\u00eb akoma. Komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kontrollit u paralizua krejt, mbasi fuqit\u00eb e m\u00ebdha ishin n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Edhe grupi i oficer\u00ebvet hollandez\u00eb mori urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb largohej prej Shqip\u00ebrie. Vidi, m\u00eb 10 Korrik 1914, iu pati b\u00ebr\u00eb nj\u00eb thirrje t\u00eb fundit fuqivet t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb t’a ndihmonin. Por at\u00ebhere, n\u00eb prakun e Luft\u00ebs, askush nuk kishte nge t\u00eb merrej me shtetin shqiptar p\u00ebrve\u00e7 Austro-Hungaris\u00eb, q\u00eb desh t’a hidhte n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, e l\u00ebshoi nga dora edhe ajo. Kurse Rebel\u00ebt, p\u00ebrbrenda, pushtuan Vlor\u00ebn. Vidi dhe qeveria e tij kishin mbetur tani t\u00eb rrethuar n\u00eb Durr\u00ebs. Gjendja ishte e pashpres\u00eb. I shtr\u00ebnguar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, Princ Vidi s’pati se \u00e7’t\u00eb b\u00ebnte tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb shpallje popullit shqiptar dhe, pa abdikuar, u largua nga Shqip\u00ebria, m\u00eb 3 Shtator 1914.<\/p>\n\n\n\n

Nj\u00eb pjes\u00eb e atdhetar\u00ebvet shqiptar\u00eb u arratis p\u00ebrjashta, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr u mblodh n\u00eb Shkod\u00ebr, e cila kishte mbetur akoma, nd\u00ebn kontrollin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si e vet\u00ebmja streh\u00eb e lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kontrollit, p\u00ebrpara se t\u00eb largohej prej Shqip\u00ebrie, ia la n\u00eb dor\u00eb pun\u00ebt e k\u00ebsaj Komisionit t\u00eb konsujvet n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00ebn kryesin\u00eb e atij t’Italis\u00eb asnjan\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n

Pas kaq mundimesh, pas kaq gjakderdhjesh, pas kaq mjerimesh, p\u00ebrpjekjet e atdhetar\u00ebvet u mbyt\u00ebn prej forcavet t’err\u00ebsir\u00ebs: grekoman\u00ebt dhe turkoman\u00ebt e p\u00ebrmbys\u00ebn shtetin shqiptar. Fet\u00eb e ndryshme, q\u00eb s’kishin q\u00ebn\u00eb ve\u00e7se propaganda politike t’armiqvet, e b\u00ebn\u00eb pun\u00ebn e tyre duke helmuar tek pjesa m’e madhe e Shqiptar\u00ebvet nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare dhe ndjenj\u00ebn e bashkimit.<\/p>\n\n\n\n
Abas Ermenji<\/strong>
(marr\u00eb nga libri \u201cVendi q\u00eb z\u00eb Sk\u00ebnderbeu n\u00eb Historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u201c, Abas Ermenji)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nd\u00ebrsa Princ Vidit dhe qeveris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit po iu vinin protesta nga shum\u00eb an\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[3,2],"tags":[217,216,218],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1017"}],"collection":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1017"}],"version-history":[{"count":4,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1021,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1017\/revisions\/1021"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/www.ballikombetar.org\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}